Trendy

Gjendja e krizës së naftës në Maqedoni zgjatet deri më 20 korrik

Para 2 orë

Ende pa filluar mirë, seanca në të cilën deputetët vendosën për vazhdimin e gjendjes së krizës përfundoi…

E si pasojë, me 80-të vota “PËR”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi ka miratuar kërkesën e Qeverisë për të vazhduar gjendjen e krizës që do të fillojë nga 21 prilli e do të zgjasë deri më 20 korrik.

I vetmi deputet që morri fjalën në këtë seancë ishte deputeti i Levicës, Amar Mecinoviq, i cili tha se si grup parlamentar e mbështesin vazhdimin e gjendjes së krizës, por kritikojnë mënyrën se si shteti udhëheq me të njëjtën.

Sipas Mecinoviq, Maqedonia duhet të marr mësim nga shtetet tjera dhe të përballet me krizën në atë mënyrë që të mos krijojë krizë tjetër menjëherë pas saj. Deputeti opozitar tha se shteti veç me krizën duhet të përballet edhe me kartelet në pothuajse të gjithë sektorët, si ato energjetik po edhe të tjerë.

Sinkron: AMAR MECINOVIQ – DEPUTET

Kemi një kontraditkë politike, të cilën nuk e kemi të qartë. Kryeministri Mickoski dhe ministrja e Energjetikës me javë të tëra deklarojnë se situata është stabile, por nga ana tjetër, kemi në fuqi, gjendje krize. Për më tepër, sot e vazhdojmë gjendjen e krizës edhe pse me javë të tëra  na thuhet se situata është stabile.  Edhe më tragjike është se në deklaratat e saja, ministrja e energjetikës ku thotë se, gjendja është stabile por do ta ndjekim situatën dhe se do të reagojë nëse prishen ekuilibrat.

Me vazhdimin e gjendjes së krizës nga Qeveria thonë se pritet të vazhdohen edhe masat ekonomike, siç janë ulja e TVSH-së nga 18 në 10% dhe ulja e akcizës për naftë dhe derivatet e naftës. Gjithashtu nga Qeveria thonë se kanë kërkuar vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut serioz për furnizimin me energji, naftë dhe derivate, dhe mundësisë për pengesa dhe bllokim të importit./SHENJA/

Trending