Një rast i rëndë i dhunës ka ndodhur në një familje shqiptare në Dortmund, Gjermani.
33 vjeçar nga rajoni i Shkupit që më parë ka qenë i martuar me viktimën, dyshohet se e ka goditur me thikë gruan e tij të ndarë përpara syve të fëmijëve të tyre të vegjël, të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur të hënën ora 18:08 në mbrëmje në një ndërtesë në qendër të qytetit të Dortmundit.
Pas sulmit, gruaja me prejardhje nga Gostivari e cila ishte tre vite më e re se bashkëshorti i saj, pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë më vonë në spital, shkruan RTL Gjerman.
Fëmijët e vegjël, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme, vrapuan tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë.
Ndërkohë, i dyshuari u largua nga vendngjarja me makinë. Kur mbërritën ekipet e shpëtimit, gruaja ishte pa ndjenja dhe fatkeqësisht humbi jetën në spital.
Fëmijët u dorëzuan në kujdesin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijëve, me planin që të transferoheshin te të afërmit e tyre gjatë ditës.
Sipas Prokurorisë, 30 vjeçarja nga Gostivari jetonte e ndarë nga bashkëshorti i saj dhe kishte lëvizur në banesën e re së bashku me fëmijët vetëm disa ditë më parë.
Thuhet gjithashtu se burri kishte shfaqur sjellje të dhunshme ndaj saj edhe më parë.