Nga disa zona të Gjermanisë, në veçanti për miqtë e mi nga Stuttgarti dhe landi Baden-Württemberg, vijnë lajme jo të mira sa i përket motit: Në Aeroportin e atjeshëm ka probleme për shkak të borës dhe ngricave, ndërsa shumë rrugë janë mbushur me borë, pasi gjatë natës ka rënë borë e re.
Për probleme serioze, por edhe aksidente të shumta njoftohet nga zonat në Stuttgart, Karlsruhe dhe Tübingen. Në shumë rrugë ka probleme, njoftojnë autoritetet,
Në veçanti probleme ka në autostradat A8 në drejtim të Mynihut, e cila ka qenë një kohë të gjatë e mbyllur, e probleme serioze ka edhe në A5, A6 A81, pastaj B14, B28, A7 etjerë.
Por më së miri informohuni mirë para se të niseni dhe merrni ndonjë rrugë alternative, në qoftë se duhet patjetër të dilni në rrugë. Ndryshe, borë ka pasur edhe në zona të tjera të Gjermanisë, por për B-W është dhënë në veçanti paralajmërim.
/Bahri Cani/










