Bota

Gjermani, burri nga Kosova plagosi gruan para djalit të tyre 7-vjeçar

April 10, 2025, 09:04

Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova (Samson K.) dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçare), duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.

Sipas mediave gjermane, viktima ka marrë pesë goditje me thikë. Raportohet se rasti ka ndodhur në prezencën e djalit të tyre 7-vjeçar.

Gazeta gjermane Bild shkruan se Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe djalin.

I dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë.

Sipas Bild, Samson dhe Sabrina kanë qenë të martuar për disa vite, ndërsa raporti mes tyre ka qenë i tensionuar për vite, dhe thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Sipas informacioneve, Samson K. veçse ka qenë i dënuar për sulm dhe dhunë.

Më 17 janar, 2024, ai kishte goditur me shuplakë Sabrinën në fytyrë dhe ia kishte shkulur flokët. Për pasojë, viktima kishte përfunduar me buzë të ënjtur dhe e gjakosur, e me disa gërvishtje në fytyrë.

Samsoni nuk ishte lejuar të kontaktonte bashkëshorten e tij pas një vendimi gjykate. Ai nuk ishte lejuar as t’i afrohet apartamentit më afër se 100 metra. Këtë vendim, ai e kishte shkelur katër herë. Vendimi ka qenë në fuqi deri më 19 korrik, 2024.

Ndërsa këtë të martë ndodhi sulmi brutal.

Si erdhi deri te sulmi?

Sipas Bild, Samson K. kishte dashur ta merrte të bijën nga kopshti. Por, drejtuesit e kopshtit nuk ia kishin dorëzuar atij 4-vjeçaren, e kishin informuar nënën e cila me shpejtësi kishte mbërritur në kopsht dhe e kishte marrë fëmijën. Sabrina K. e kishte dërguar të bijën te shtëpia e një mikeje, dhe kishte shkuar ta merrte të birin nga shkolla.

Kur ajo pothuajse mbërriti në prag të shtëpisë së saj bashkë me djalin 7-vjeç, bashkëshorti i saj duket se e kishte e përcjellë. Me një thikë të vogël, Samsoni thuhet ta ketë therur Sabrinën në sy të djalit të tyre.

E plagosur rëndë, Sabrina u rrëzua përtokë, bashkëshorti i saj qëndroi aty deri në arrestim. Thuhet se ai u tha dëshmitarëve: “Nuk e dini se çfarë më bëri ajo”.

Se çfarë ka dashur të thotë ai me këtë, nuk dihet. Një mike i tha BILD-it: “Kur u arrestua, më shikoi me fytyrë të ngrirë në sy”.

Një zyrtare policore u kujdes për fëmijët e çiftit. Ajo mori për dore vajzën e vogël dhe e çoi në një hapësirë me lodra.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore
IMG_2630
Fundjava e zgjatur, qytetarët ia mësyjnë Kosovës! Numër i shtuar i veturave në pikën kufitare “Bllacë”
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit