Trendy

Gjermani ka mungesë punëtorësh, po kërkon ndihmë nga shtetet tjera

Para 2 ditë

Gjermania po vazhdon të përballet me mungesën e punëtorëve të kualifikuar, ndërsa stafi i moshuar del në pension dhe nuk ka mjaftueshëm kandidatë të rinj për të plotësuar rolet e tyre.

Për të lehtësuar problemin, vendi po i drejtohet gjithnjë e më shumë punëtorëve nga India, thuhet në një shkrim të BBC.

Për Handirk von Ungern-Sternberg, gjithçka filloi me një email që i erdhi në emal në shkurt të 2021. Ai kishte ardhur nga India.

Thelbi i mesazhit ishte: “Kemi shumë njerëz të rinj dhe të motivuar që kërkojnë trajnim profesional dhe po pyesim veten nëse jeni të interesuar”.

Von Ungern-Sternberg punonte për Dhomën e Artizanatit të Freiburgut në Gjermaninë Jugperëndimore, një organ tregtar që përfaqëson punëtorët e kualifikuar, nga muratorët dhe zdrukthëtarët, te kasapët dhe bukëpjekësit, si dhe kompanitë që i punësojnë ata.

Dhe emaili mbërriti në një moment të përshtatshëm.

“Kishim shumë punëdhënës të dëshpëruar, të cilët nuk gjenin askënd për të punuar për ta”, thotë Von Ungern-Sternberg. “Kështu që vendosëm t’i jepnim një shans”.

Thirrja e tij e parë ishte te kreu i komunitetit lokal të kasapëve.

Kasapët në të gjithë Gjermaninë po kalonin një kohë veçanërisht të vështirë. Ishte një sektor në rënie të dukshme.

Nga 19,000 biznese të vogla familjare në vitin 2002, kishin mbetur më pak se 11,000 deri në vitin 2021.

Trending