Trendy

Gjermania rikthen dialogun me Iranin, Merz: Nuk lejojmë përçarje në NATO

Para 2 orë

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë të ditur se Berlini ka rifilluar bisedimet me Teheranin, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropianë. Ai theksoi se i ka kërkuar presidentit Donald Trump që të angazhohet sa më shpejt në negociata me Iranin.

Merz paralajmëroi se tensionet mes Uashingtonit dhe aleatëve nuk duhet të çojnë në përçarje të NATO, duke e cilësuar aleancën si garantuese kyçe të sigurisë në Evropë.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu shqetësim për zhvillimet në Libanin jugor, duke vlerësuar se ofensiva e Izraeli mund të rrezikojë procesin e paqes në tërësi.

Deklaratat e tij vijnë pas kritikave të fundit të Trump, i cili tha se aleatët e udhëhequr nga SHBA nuk kanë dhënë mbështetje të mjaftueshme në përballjen me Iranin.

Trending