Trendy

Gjithmonë e më shumë përdorues të trotineteve

Para 8 muaj

Trotinetet elektrike, një nga mjetet më të përdorura për lëvizje të shpejtë në Shkup, po kthehen në një shqetësim të madh për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve në rrugë.

Në shumë trotuare të mbipopulluara, trotinetet lëvizin në mënyrë të pa rregullt e shpesh edhe me shpejtësi të lartë duke rrezikuar këmbësorët, sidomos të moshuarit dhe fëmijët.

Edhe pse rregullat ekzistojnë se ku mund të përdorën dhe se cilat mosha, përdorimi i trotineteve i pa kontrolluar shkakton kaos në rrugë, aksidente dhe pasiguri të përditshme tek qytetarët.

Një shqetësim të tillë shpesh e kanë ngritur edhe esnafët e çarshisë së Shkupit, ku përdorimi i trotineteve shkakton shqetësim edhe tek vizitorët e huaj dhe vizitorët e vendit.

“Këto që lëvizin me trotinete neper çarshi a u pengojnë? Po, shumë. Çfarë duhet të ndërmerret? Duhet të largohen, të ketë rregulla. Unë jetoj në Gazibabë dhe atje shumë fëmijë ngasin që mund të ndodhe diçka sepse neper lagje shumë keq shkojnë. Dalin edhe në rrugë zakonisht. Po ka shumë edhe në rrugë. Duhet ndonjë rrugë të veçantë ose të ndalohen tërësisht sepse thuan ca shtete i kanë ndaluar tërësisht”, tha një qytetar.

”Nuk është mirë që të ngasin trotinete këtu, por duhet të merren masa dhe të ndalohen sepse ndodhin aksidente. Unë kisha thënë që sa më pak të ngasin në vende ku janë të frekuentuar nga njerëzit”, shtoi një tjetër.

“Duhet të ndalohet, sepse vërtetë pengojnë dhe ngasin pa marrë parasysh a janë fëmijë apo me të moshuar. Unë do ta ndaloja sepse nëse është zonë shëtitjeje ajo duhet të jetë e tillë për të gjithë. Unë vij nga Gjermania dhe në të shumtën e qyteteve atje janë të ndaluar sepse ndodhin fatkeqësi dhe viktima në fëmijë”, tha një qytetare./alsat

Trending