Nëse vozitni me xhaketë apo pallto dimërore, edhe nëse mbani shall apo doreza, mund të gjobiteni deri në 200 euro.
Kjo vlen në Spanjë dhe në disa vende të tjera, dhe pas kwtij vendimi dhe rregulli qëndron fakti veshje shtesw kufizojnë drejtimin e automjeteve, domethënë kufizojnë lëvizjet e shoferit pas timonit.
Testet nga Klubi i Automjetit Gjerman (ADAK) kanë treguar se mund të ketë më shumë probleme me xhaketën e dimrit.
Kjo do të parandalojë shtrëngimin e duhur të rripit të sigurimit, i cili mund të rrëshqasë mbi stomak dhe të dëmtojë zorrët, mëlçinë ose shpretkën.
Gjegjësisht, për shkak të mbushjes së rrobave dimërore, mbetet një hapësirë ndërmjet rripit dhe trupit, kështu që rripi mund të presë thellë në stomak në rast aksidenti.
Pastaj mund të ketë lëndime serioze në indet e buta, si zorrët, mëlçia ose shpretka, madje edhe gjakderdhje të brendshme.
Prandaj, rekomandohet të hiqni xhaketën përpara se të hyni në makinë.
Gjithashtu, fëmijët në ndenjëse duhet të jenë pa rroba të trasha dimërore./tetova1/