Derisa gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e disa neneve të saj, ka reaguar edhe artisti Ilir Shaqiri.
Shaqiri në Facebook shkruan:
Përmes këtij refreni, një mesazh për të gjithë ata që po i fryjnë zjarrit në Maqedoninë e Veriut…
Gjuha shqipe kurrë nuk shuhet,
shqip do flitet, shqip do shkruhet,
veç një germë hasmi me m’prekë
n’këmbë i qoj shqiptarët krejt, teksa ka publikuar një pjesë nga kenga e tij “Gjuha shqipe pret si shpata”.
Kujtojmë se nesër Gjykata Kushtetuese pritet të sjell vendim për përdorimin e gjuhës shqipe, nga Fronti Europian po protestojnë ndaj këtij vendimi ndaj kanë vendosur dhe tenda tek Gjykata Kushtetuese, teksa nga VLEN thonë se ata janë garancë se gjuha shqipe nuk do të preket.
Për gjuhën shqipe në kushtetuese kanë reaguar edhe shumë fytyra publike dhe politikanë nga vendi dhe rajoni. /tvklan.mk