Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i japë kryeministrit Albin Kurti një afat prej 60 ditësh për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, pas masës së përkohshme të vendosur deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Kështu bëjnë të ditur burime të Arbresh.info brenda Gjykatës Kushtetuese.
Burimet e Arbresh.info tutje bëjnë të ditur se vendimi mund të merret gjatë kësaj jave, dhe Kurti pritet të ketë një mundësi të re për zgjedhjen e presidentit.
Duket se vendi do të ketë këtë periudhë kohore për të zgjedhur një president, gjë që mund të ofrojë stabilitet dhe mundësi për një konsensus politik.
Ndryshe, kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit u dorëzua nga kryeministri Albin Kurti në emër të qeverisë./Arbresh.info/










