Trendy

Gjykata në Hagë: Serbia nuk po bashkëpunon në rastin ndaj Sheshelit

Para 59 minuta

Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalin Penal të OKB-së (IRMCT) ka shprehur shqetësim për mungesë bashkëpunimi nga institucionet e Serbisë në lidhje me një rast që përfshin Vojislav Sheshelin dhe disa bashkëpunëtorë të tij.

Në raportin më të fundit të publikuar më 21 maj 2026, thuhet se autoritetet serbe prej muajsh nuk u janë përgjigjur kërkesave zyrtare për informacione mbi ecurinë e procedurës.

Sipas IRMCT-së, çështja është transferuar për ndjekje penale në Serbi në vitin 2024, por procesi ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së vendimmarrjes nga institucionet kompetente.

Raporti thekson se janë dërguar disa kërkesa zyrtare, por nuk është marrë asnjë përgjigje, ndërsa pritet një vizitë e re monitoruese në Beograd për të diskutuar situatën.

Trending