Trendy

Gjykimi për “Onkologjinë”: Meri Peshevska pranon përgjegjësinë, por jo fajësinë penale

Para 7 muaj

Onkologia Meri Peshevska, punonjëse në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji Shkup, sot para Gjykatës themelore penale Shkup e ka pranuar fajin, raporton MIA. Peshevska, para Gjykatës tha se nuk është e sigurt nëse e ka vazhduar terapinë për shtatë pacientët për të cilët akuzohet, sepse, siç tha, vula e saj në atë periudhë rrinte në sportel dhe ajo e ka bërë këtë me qëllim për të shpejtuar gjërat dhe për të mos pritur pacientët.

“Pohoj me ndërgjegje dhe përgjegjësi se fjalëkalimin në sistem dhe vulën time i kam lënë në sportel dhe se ato janë përdorur nga praktikantët dhe e pranoj fajin”, deklaroi Peshevska, duke shtuar se nuk ndjehet fajtor për veprën penale.

Peshevska së bashku me ish drejtorin e Klinikës së onkologjisë, Nikolla Vasev dhe dy onkologë të tjerë, akuzohen për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve.

Ndryshe, procesi gjyqësor kundër katër mjekëve onkologë, në mesin e të cilëve edhe ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, në lëndën “Onkologjia”, më 11 korrik u shty për më 5 shtator për shkak të mungesës së të akuzuarës së dytë, Meri Peshevska.

Rasti “Onkologjia” u formua në janar të këtij viti pasi u dëgjua një zë i bazuar në disa hetime gazetareske, të cilat tregonin për parregullsi të caktuara, të vërejtura edhe në raportin e Zyrës Shtetërore të Auditimit në lidhje me funksionimin e Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji – Shkup.

Prokuroria Publike e Shkupit përfundoi hetimin më 22 maj të këtij viti dhe ngriti dy aktakuza në Gjykatën Penale për rastin “Onkologjia”.

Trending