Më 28.01.2026, në orën 14:55, policia nga DPB Gostivar ka privuar nga liria B.J. (52) nga fshati Dobërdoll, për shkak të dyshimit të bazuar se kishte paraqitur rrejshëm një vjedhje të rëndë.
Sipas policisë, një ditë më parë ai kishte raportuar në Stacionin Policor Gallatë se persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij përmes dritares së tualetit dhe kishin marrë flori dhe para. Pas verifikimeve, është konstatuar se denoncimi ishte i rremë.
Pas ndalimit, ndaj tij do të vijojë procedurë përkatëse ligjore.







