Zyrtarët policorë në Gostivar kanë arrestuar një person për prishje të rendit dhe qetësisë publike gjatë një feste familjare.
Ngjarja ndodhi më 26 korrik, rreth orës 16:45, në rrugën “Bane Veljanoski” në Gostivar, ku O.I. (40), banor i këtij qyteti, dyshohet se ka qëlluar me një pistoletë sinjalizuese në mes të një festimi familjar, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te të pranishmit.
Policia ndërhyri menjëherë, duke e arrestuar personin në vendngjarje dhe duke i konfiskuar armën sinjalizuese. I njëjti është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme ligjore.
Ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse për shkelje të rendit publik dhe përdorim të paautorizuar të armëve sinjalizuese.
Policia apelon qytetarët të shmangin përdorimin e armëve në ngjarje festive dhe të respektojnë ligjin për sigurinë publike.










