Trendy

Gostivar/ Arrestohet 48-vjeçari nga Raveni me substancë të dyshuar narkotike

Para 6 muaj

Më 1 tetor 2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Sede Kostoski” në Gostivar, policia ka ndaluar një 48-vjeçar nga fshati Raven i Gostivarit, i identifikuar me inicialet Sh.J.

Tek ai është gjetur dhe konfiskuar një sasi substance e bardhë në formë pluhuri, e cila dyshohet se është narkotik. Personi është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin policor të Gostivarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij pritet të ngritet kallëzim përkatës penal.

Trending