Një zjarr i furishëm përfshiu pasditen e djeshme fshatin Reka e Hekurt (REÇONI i SHJEVE) në Gostivar, duke përpirë dy objekte banimi. Rreth orës 17:55, SPB Tetovë mori sinjalizimin për flakët që kishin përfshirë një shtëpi në pronësi të M M dhe një kasolle të D M.
Pavarësisht intensitetit të zjarrit, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Njësiti i zjarrfikësve të Gostivarit ndërhyri me shpejtësi duke arritur të lokalizojë zjarrin dhe të parandalojë përhapjen e tij në shtëpitë përreth.
Policia e Gostivarit kreu inspektimin në vendin e ngjarjes ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar.
Autoritetet apelojnë për kujdes dhe njoftim të menjëhershëm në rast të zjarreve për të shmangur tragjeditë.










