Trendy

Gostivar, pas 80 viteve rikthehet tradita e çeljes së iftarit me krismën e topit

Para 1 vit

Në iftarin e parë të Ramazanit në fshatin Balindoll të Gostivarit u rikthye tradita e çeljes së iftarit me krismën e topit, si dhe u shtrua iftar publik për banorët dhe të ftuarit.

“Falënderojmë organizatorët në krye me z. Mitat Fidani, imamët H. Sead ef. Fetai dhe Mr. Muhamed ef. Selimi, koordinatorin e SHMI Medreseja ISA BEU – Gostivar, Prof. Afrim ef. Alija, hoxhallarët: H. Ibrahim ef. Abduraimi, Ensar ef. Memedi, Mevlan ef. Kamberi, Bujamin ef. Bajrami.

“Muftiu pati fjalë përshëndetëse duke treguar mbi vlerat e Ramazanit dhe formën e tillë të iftarit”, thuhet në njoftimin e BFI-së së Gostivarit.

Në këtë iftar prezent ishin edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Dr. Arben Taravari, kryetari i BDI – Gostivar Mr. Valdet Xhaferi, ish kampioni botërorë në mundje z. Shaban Tërstena, personalitete nga myftinia, pushteti lokal dhe qendror dhe shumë mysafirë të tjerë. FLAKA

Trending