Trendy

Gostivari ecën përpara, rikonstruktohet rruga “Mara Ugrinova” me mbështetjen e VLEN

Para 4 muaj

Në kuadër të angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës urbane, ka nisur rikonstruksioni i rrugës “Mara Ugrinova” në Gostivar, në afërsi të stacionit të autobusëve, një zonë e ngarkuar që së shpejti do të kthehet në një hapësirë funksionale dhe të sigurt për qytetarët.

Punimet po realizohen me mbështetjen e Qeverisë, e cila ka ndarë 4 milionë denarë për këtë projekt, falë angazhimit të përfaqësuesve të VLEN në pushtet. “Zona hyrëse e qytetit po merr pamje të re me një infrastrukturë që i përshtatet ritmit të jetës urbane. Nuk ka vend për stanjacion, VLEN punon, qyteti ndryshon!”, ka deklaruar Nevzat Asani nga VLEN, duke theksuar vendosmërinë për të çuar përpara projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Rikonstruksioni i rrugës “Mara Ugrinova” pritet të lehtësojë qarkullimin, të rrisë sigurinë dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm urban të Gostivarit.

Trending