Trendy

Gostivari në zi: Ndahet nga jeta Halit Elezi – Lito, figurë e angazhuar publike

Para 2 orë

Me 2 prill 1985 është ndarë nga jeta në moshë të re Halit Elezi – Lito, ekonomist nga Gostivari, i njohur për angazhimin e tij profesional dhe publik.

Halit Elezi ishte i punësuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike në Gostivar dhe njëkohësisht i angazhuar në Komisionin Komunal Zgjedhor. Ai njihej gjithashtu si aktivist dhe veprimtar politik, i përkushtuar në jetën shoqërore dhe institucionale të kohës.

Humbja e tij e parakohshme është pritur me pikëllim në mesin e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve, duke lënë pas kujtimin e një njeriu të angazhuar dhe të respektuar në komunitet.

Që në ditët e para të funksionimit, Halit Elezi iu bashkua rrugëtimit të redaksisë “Flaka”, duke kontribuar në sektorin e financave dhe duke u kujdesur me përkushtim për kontabilitetin e subjektit tonë. Me punën e tij të saktë dhe seriozitetin profesional, ai la gjurmë të respektueshme në organizimin e brendshëm të redaksisë. “Flaka” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Elezi nga fshati Çajlë, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të parakohshme. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij. Gazeta “Flaka

Trending