Maqedoni

Gratë i “rrjepin” burrat për festën e 8 Marsit

March 8, 2024, 02:03

Festa e 8 Marsit sëtrmbushi kryeqytetin me njerëz. Moti i mirë vetëm se shtoi atmosferën festive në Shkup. Përveç femrave, kësaj dite i gëzohen më së shumti edhe tregtarët e luleve. Por, dhuratat më të kushtueshme janë të veshmbathjeve dhe bizhuterive të shtrenjta, varësisht prej shijeve të dhuruesve. Vajzat e reja, nuk llogarisin kostot, por u shprehen më tepër në pikëpamjen spiritual të kësaj feste. Këto goca ishin me fat që sot morën lule, por thonë se respekti ndaj femrave duhet të jetë çdo ditë të vitit.

“Dita ndërkombëtare e gruas, për mua është një rast simbolik, që festohet globalisht, por mendoj se kjo ditë është vetëm simbolike sepse përfaqësimi i denjë i gruas në të gjitha sferat si ajo politike, të biznesit, mediat apo të tjera është imperativë që gruaja të emancipohet dhe të lulëzojë në të gjitha fushat e jetës”, tha Flutura Xhemaili, qytetare.

“Për mendimin tim, dita e gruas nuk duhet të festohet vetëm një ditë siç është 8 Marsi, ku na blejnë lule dhe dhurata të çmuara, por duhet të kujdesen për ne çdo ditë. Nuk na nevojitet një lule dhe dhuratë e shtrenjtë, por na nevojitet dashuria dhe respekti për çdo ditë të vitit”, shtoi Fatlinda Misini, qytetare.

Zonjat më të moshuara e shohin ndryshe këtë festë, sipas mundësive materiale. Ato thonë se nuk dëshirojnë që ti shpenzojnë shumë bashkëshortët e tyre në këtë kohë krize. Një trëndafil kushton 150 denarë kurse një buqetë lule nga 500-1.000 denarë, një palë veshje apo këpucë 6 mijë dhe një darkë 3 mijë denarë.

“Po do kushtonte dalja me bashkëshortin nën 1 mijë denarë nuk mbetet edhe pse thjeshtë jo diçka të ekzagjeruar, mjafton të ketë muzikë. Gjithsesi, lulet janë dhurata më e mira që mund të jetë për sot”, u shpreh një qytetare.

“Ja tani këto më kushtuan 800 denarë dhe akoma më duhet të marr, madje edhe diçka për shtëpi. Kemi shumë shpenzime të tjera, rryma, uji, barnat, 3000 mijë denarë shpenzoj vetëm për ilaçe”, deklaroi një qytetare.

Për të parë hesapin e shpenzimeve ditore krahas kostove mujore, ne komunikuam edhe me Lidhjen e Sindikatave, të cilët e përpilojnë shportën e konsumit mujorë. Ata llogarisin se për dhurata të nënave, grave, motrave, vajzave, partnereve, kolegeve, mësueseve, profesoreshave e të tjerë, së paku 1 mijë denarë shpenzon çdo mashkull këtë ditë, kurse kostoja me darkë solemne dhe të tjera arrin deri në 10 mijë denarë vetëm për 8 mars. Sipas LSM-së jo të gjithë patën luksin të festojnë këtë ditë, madje për ironi të fatit thuhet se një vend të luleve kanë blerë sallata për të përgatitur drekën. Për një familje 4 anëtarësh sipas tyre nga 72,538 denarë të shportës së konsumit me qira, vetëm 8,5% janë llogaritur për veshmbathje, 7,4% janë ndarë për rekreacion dhe kulturë si dhe 6,5% për restorante dhe hotele. /Alsat.mk

 

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj