Trendy

Grenell: Turp që Thaçi mbahet ende në burg

Para 8 muaj

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka thënë se është turp që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahet ende në burg në Gjykatën Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Grenell, teksa ka publikuar intervistën e fundit të Thaçit të dhënë për mediat në Kosovë, është shprehur se Gjykata e Hagës ka dështuar.

“Jack Smith (po, ai që mendoni) arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, ndërkohë që Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është turp që ai ende ndodhet në burg. Është një farsë. Gjykata e Hagës ka dështuar”, ka shkruar Grenell në rrjetin social ‘X’.
Fondacionit për Mbrojtjen Juridike të Thaçit, javën e kaluar ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë për ndarje të pagesave shtesë për mbrojtjen e ish-presidentit. Sipas tyre, kufizimet aktuale financiare mund të kenë pasoja serioze në ecurinë e mbrojtjes dhe në perceptimin institucional të luftës çlirimtare.

Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Ai dha dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës më 5 nëntor 2020. Po atë ditë, së bashku me ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ish-kryetarin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, udhëtuan me aeroplan drejt Hagës, ku më pas u transferuan në qendrën e paraburgimit.
Thaçi po gjykohet për të ashtuquajtura krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur edhe një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

Trending