Më 05.02.2026 në ora 18:40, në SPB Tetovë, një grua 46-vjeçare nga Filipinet, me qëndrim të rregulluar në Krushevë, ka denoncuar se për shkak të një keqkuptimi paraprak është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor Sh.A. (50) dhe djali i tij A.A., nga rrethina e Tetovës.
Sipas denoncimit, ata e kanë mbyllur në objektin ku ajo punonte. Autoritetet policore janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.










