Gostivar, 9 korrik 2025 – Rreth orës 05:05 të mëngjesit, Sh.J. (47) nga Gostivari ka paraqitur një kallëzim në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar, duke raportuar se rreth orës 04:30 në oborrin e shtëpisë së saj në Gostivar, ishte sulmuar fizikisht nga E.Xh. nga Kërçova.
Motivet e sulmit ende nuk janë zbardhur, por autoritetet policore janë duke marrë masa për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.










