Trendy

Gruaja 92-vjeçare arratiset nga shtëpia e të moshuarve duke kapërcyer një gardh 2.15 metra të lartë!

Para 1 orë

Një grua 92-vjeçare është filmuar nga kamerat e sigurisë duke kapërcyer një gardh 2.15 metra të lartë, për t’u larguar nga shtëpia e të moshuarve ku qëndronte.

Pamjet tregojnë se ajo arriti të ngjitej deri në majë të gardhit dhe të kalonte në anën tjetër në vetëm 24 sekonda.

Drejtori i institucionit bëri të ditur se gruaja vuan nga Alzheimeri në fazë të avancuar, por më herët kishte qenë shumë aktive dhe i pëlqente të merrej me ushtrime fizike dhe ngjitje.

Për fat të mirë, ajo u gjet shëndoshë e mirë vetëm 25 minuta më vonë, në afërsi të institucionit.

Një moment i pabesueshëm që tregon se kujtesa mund të zbehet, por disa aftësi dhe zakone të vjetra mund të mbeten./tetova1.mk

Trending