Trendy

Gruaja denoncon bashkëshortin në procedurë divorci: E ka përndjekur dhe kërcënuar për një kohë të gjatë

Para 4 orë

Më 13.08.2026 në ora 11:56 në SPB Tetovë, një grua 44-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.J. (46), me të cilin është në procedurë divorci, për një kohë të gjatë e ka përgjuar persekutuar në vendin e saj të punës, gjatë vizitave te prindërit e saj dhe i ka kufizuar lëvizjen. Sipas denoncimit, pas ngritjes së padisë për divorc, ajo ka filluar të marrë edhe mesazhe kërcënuese nga profile të rreme në rrjetet sociale. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Trending