Gjatë ditës së djeshme, 29-vjeçarja nga fshati Kopanicë e Tetovës raportoi në polici se bashkëshorti i saj i moshës 37-vjeçe, është larguar nga shtëpia dhe se nuk ka informacion për të.
Policia po e heton rastin.
“Më datë 02.03.2025 në ora 13:40 në SPB Tetovë, G.A.(29) nga fshati Kopanicë e Tetovës, ka raportuar se bashkëshorti i saj S.A.(37) është larguar nga shtëpia. Po merren masa për gjetjen e personit”, njoftoi policia.