Trendy

Gruaja nga Tetova ankohet në polici për “të dashurin toksik” të vajzës së saj

Para 10 muaj

Një grua 28 vjeçe nga Tetova është ankuar në Polici për të dashurin e vajzës së saj. Sipas raportit nga Sektori për Punë të Brendshme, vajza e mitur ishte keqtrajtuar nga i dashuri i saj.

“Më datë 28.10.2025 në orën 12:00 në SPB Tetovë, një grua 38-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se vajza e saj 16-vjeçare prej një kohe të gjatë ishte keqtrajtuar psikikisht nga i dashuri i saj nga Gostivari. Sipas denoncimit, ai e kishte ndjekur dhe nuk e kishte lejuar të komunikonte me askënd dhe të dilte nga shtëpia për të mos pasur kontakte me meshkuj, për çka vajza e saj e mitur kishte pasur probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Trending