Maqedoni

Grubi: Largojmë përfundimisht kazinot dhe bastoret nga objektet shkollore!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 7, 2024, 05:02

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook Artan Grubi tha se Propozim-Ligji për Lojërat e Fatit sot ka kaluar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Pas tre viteve bllokadë nga opozita maqedonase dhe shqiptare dhe fushatës së tmerrshme të sponzorizuar nga industria e kazinove dhe bastoreve kundër meje dhe BDI-së, sot në Kuvend u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit që kishin përkrahjen e madhe edhe të Lëvizjes Antibixhoz si iniciativë qytetare.

Tentuan në çdo mënyrë të pengojnë një zgjidhje ligjore që synon të mbrojë rininë duke përcaktuar rregullim më rigoroz të organizimit të lojërave të fatit, përmes largimit të bastoreve dhe kazinove 500 metra nga objektet shkollore që faktikisht nënkupton edhe mbylljen e shumë pikave të lojërave të fatit në vendbanimet tona dhe përcakton vlera më të mëdha për sigurimin e licencave të reja.
Sot triumfoi veprimi konkret në mbrojtje të qytetarëve, e jo demagogjia e shpifjes dhe manipulimit të opinionit për të përfituar pikë të ulëta politike. Efektet pozitive të këtij ligji do të flasin qartë në periudhën në vazhdim.
Përgëzoj deputetët që sot u deklaruan “pro” këtij ligji, dëgjuan zërin e qytetarëve për të mbrojtur fëmijët e tyre. Pas kryeministrit të parë shqiptar dhe korridorit 8, ky ligj është ndër të arriturat më të mëdha për të gjithë ne! U tha, u bë!”, shkruan Artan Grubi./tvklan.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
anketa-IKPSJ
IKPSJ: Anketa s’është për “rejtingun”, por për “cilën parti e ndjeni më të afërt”
Blerant Ramadani
Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata
Ali Ahmeti
Cënimi i gjuhës shqipe! Ali Ahmeti: Mos shohin ëndrra, kthim prapa s’ka!
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
VLEN: Zgjedhjet lokale, fundi i BDI-së!
bilall-1
Ish komunistët letër të hapur Kasamit – Mos i ndryshoni emrat e rrugëve të Tetovës!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”