Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të vendosur në listën e zezë Artan Grubin, ish zv/kryeministrin nga radhët e BDI-së, me qëndrim dolën edhe nga vet partia.
Nga BDI thonë se respektojnë vendimin e DASH, dhe se mbeten të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me SHBA-të.
“Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thonë nga BDI.