Trendy

Grup personash rrahin 15-vjeçarin në Gostivar dhe e kërcënojnë me mjet të mprehtë

Para 2 muaj

Një rast shqetësues dhune mes të rinjve është raportuar në Gostivar. Më 18.01.2026, rreth orës 18:00, një i mitur 15-vjeçar, në shoqërim të prindit, ka paraqitur denoncim në DPB Gostivar, duke deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona para një objekti hotelier në qytet.

Sipas deklarimit, mes sulmuesve ndodheshin edhe dy të mitur që viktima i njihte, ndërsa njëri prej tyre e kishte kërcënuar edhe me mjet të mprehtë. Më vonë, në stacion policor është paraqitur vetë njëri nga të miturit, së bashku me prindin e tij. Policia po punon intensivisht në zbardhjen e plotë të rastit dhe në ndërmarrjen e masave ligjore.

Trending