Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh.
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj E.V. (43) nga fsh. Nikushtak, Komuna e Likovës, H.A. (53) nga Kosova, A.A. (34) nga fsh. Otël, Komuna e Likovës dhe E.A. (34) nga fsh. Nikushtak, Komuna e Likovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të dhjetë veprave penale, prej të cilave katër “vjedhje të rënda” dhe gjashtë “vjedhje të rënda në tentativë”. Më 19.09.2026, në fsh. Pallçishtë e Poshtme, në shtëpinë e A.A., kanë marrë një kasafortë me stoli ari, armë dhe municion, me vlerë rreth 160.000 euro. Në periudhën nga 24.11.2025 deri më 28.11.2025, në fsh. Pallçishtë e Postme, në shtëpinë e B.I., kanë marrë stoli ari dhe para në vlerë rreth 70.000 euro. Më 10.05.2026, në bastore sportive në fsh. Tearcë, duke përdorur forcë, kanë hapur kasafortën nga e cila kanë marrë para. Në periudhën nga 23.05.2026 deri më 26.05.2026, nga hapësirat e magazinës së një pike karburanti në fsh. Pirok, kanë marrë disa paketime cigare.
Gjithashtu, në periudhën nga prilli deri në shtator të këtij viti, të kallëzuarit në gjashtë raste kanë hyrë në shtëpi dhe objekte të tjera në fshatrat Kamjan, Pallçishtë e Poshtme, Nerashtë, Tearcë dhe Radiovcë, kanë kontrolluar, por nuk kanë marrë asgjë./Televizioni FESTA











