Ish-kryetari i ‘Listës serbe’, tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë brutalisht nga disa persona që dyshohet të jenë të ‘Civilna Zastita-s’, bëjnë të ditur burime të sigurta të KP nga veriu.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës para hyrjes së banesës së tij në veri të Mitrovicës, ku dyshohet se personat kanë qenë duke e pritur.
“Njëri prej këtyre sulmuesve është Goran Vuceniq, vëllau i Vlladan Vuceniq, të cilët njihen si pjesëtarë të Civilna Zastita-s, ndërsa ky i fundit akuzohet edhe për pjesëmarrje në grupin terrorist të Banjskës”, kanë thënë burimet, duke shtuar se gjithçka ndërlidhet me një mosmarrëveshje rreth parave në mes të Millan Radojçiqit dhe Rakiqit.