Trendy

Hapësira ajrore mbi Izrael është mbyllur, MPJ apelon shtetasit e Maqedonisë të ndjekin informacionet dhe t’i kontaktojnë për ndihmë

Para 4 javë

Në lidhje me informacionet e fundit mbi përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve maqedonas që ndodhen në territorin e këtij vendi që të monitorojnë me kujdes portalet zyrtare kombëtare të emergjencave dhe të veprojnë në mënyrë strikte në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga udhëtimet në vendet e këtij rajoni derisa të stabilizohet situata e sigurisë.

Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi Izrael është e mbyllur për fluturime civile deri në njoftim të mëtejshëm. Të gjitha fluturimet komerciale hyrëse dhe dalëse janë pezulluar, pa një njoftim specifik për rifillimin e trafikut të rregullt ajror, u njoftua këtë mëngjes në faqen e Facebook-ut të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Trending