Trendy

Hapet peticioni online për mbrojtjen në UNESCO të Plisit shqiptar

Para 2 orë

Plisi shqiptar, një simbol mijëvjeçarë i kombit tonë, për të cilin është hapur një peticion online që të hyjë në UNESCO. Mijëra qytetarë po i bëjnë thirrje UNESCO-s që ky artefakt unik të përfshihet në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Plisi, kapela autoktone, është veshur nga shqiptarët prej shekujsh. Në krahinat e ndryshme ai ka emërtime të ndryshme, si qeleshe, kësulë, qylaf, etj, por pavarësisht emrit, ai është simbol i identitetit kombëtar shqiptar. Në një kohë kur globalizimi rrezikon të zbehë identitetet e veçanta, kjo nismë synon që Plisi të mos mbetet thjesht një kujtim në raftet e muzeve apo në fotot e vjetra, por të njihet zyrtarisht si një pasuri globale.

Njohja nga UNESCO jo vetëm që do të mbronte teknikën e rrallë të punimit të tij, por do t’i jepte një hov të ri turizmit kulturor në trojet shqiptare.

Deri më tani peticioni ka arritur të marrë rreth 8 mijë firma.

Trending