Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kreun e LVV-së, Albin Kurti, të cilin e ka fajësuar për krizën aktuale politike në vend. Haradinaj e ka quajtur Kurtin “mashtrues” që, sipas tij, po e mban peng Kosovën.
“Për fat të keq, jemi duke e paguar çmimin që i kemi besuar një mashtruesi. Për mua nuk është befasi. Por edhe kjo situatë duhet të marrë fund dikur, mashtruesi nuk mund të tallet me një vend pa kufi. Po e mban peng Kosovën”.










