Trendy

Hasani: Po finalizoj listën për punësimin e mbi 2.000 rinjëve shqiptar

Para 6 muaj

Po finalizoj një listë me të rinj shqiptarë të punësuar në institucionet shtetërore.

Jo për t’i informuar ata në BDI – ata i dinë mirë të gjithë, se për shumë prej tyre madje kanë luftuar t’i ndalojnë që të punësohen.

E bëj këtë për një arsye tjetër, për t’ua ndalur dezinformatën që shpërndajnë me aq zell dhe për t’ua shuar “brengën” e rreme që e simulojnë për gjoja mos punësimin e shqiptarëve.

Lista do jetë e gjatë – mbi 2000 punësime.
Prandaj, mos e fikni kompjuterin për 5 ditë që ta shkarkoni.

Punësime ka mjaftueshëm.
Vetëm se nuk janë në listat tuaja, që i shfrytëzoni për zgjedhje” – ka shkruar Bashkim Hasani.

Trending