Trendy

Haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ndërron jetë në Meke gjatë kryerjes së Haxhit

Para 6 muaj

Meke, 1 qershor 2025 – Me pikëllim të thellë, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në Meke ka ndërruar jetë haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria, i cili ndodhej në vendet e shenjta për të kryer obligimin e Haxhit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bashkësia Islame e Kosovës, e cila përmes një komunikate për media ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit. Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të institucionit që ai drejton, ka lutur të Madhin Zot që haxhi Avdiut t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.

Namazi i xhenazes për haxhi Avdiun është falur sot në Qabenë e bekuar pas namazit të drekës, ndërsa varrimi është kryer në varrezat e Mekës. Në këtë ceremoni mortore morën pjesë edhe përfaqësues të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët po e udhëheqin organizimin e Haxhit për këtë vit.

Zoti e mëshiroftë haxhi Avdi Jusufin dhe e gradoftë me Xhenet, ndërsa familjes së tij i dhëntë forcë dhe durim në këtë humbje të madhe.

Trending