Deputetja e koalicionit VLEN, Feride Haxhiu, në një status në rrjetet ka shkruar se Banorët e fshatrave Kopanicë dhe Bojanë në Komunën e Sarajit po përballen me probleme serioze për shkak të mungesës së transportit publik.
“Kjo situatë po i penalizon qytetarët në jetën e tyre të përditshme, duke ua vështirësuar qasjen në shkollim, punë dhe shërbime esenciale”, ka shkrua Haxhiu.
Ajo bëri thirrje publike për zgjidhje urgjente të këtij problemi.
“Blerim Bexhetit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Danella Arsovskës, që t’i lërë ankesat ndaj Qeverisë dhe të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve të komunës. Banorët nuk kanë nevojë për justifikime, por për veprime konkrete! Ndërsa unë, si deputete e kësaj zone, do të inicoj hapa konkretë për zgjidhjen e kësaj problematike edhe përmes këshilltares së Lëvizjes Demokratike në Qytetin e Shkupit, znj. Rejhane Ramadani. Ky problem duhet të marrë fund! Saraji meriton transport publik funksional!”, shkruan deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu.