Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, thotë se bombarduesit e fshehtë B-2 të Amerikës “hynë, dolën dhe u kthyen në vendet bërthamore të Iranit pa e ditur fare bota”.
Avionët e mëdhenj konsiderohen të jenë të vetmit avionë të aftë për të mbajtur armë që mund të godasin objektin më të sigurt bërthamor të Iranit, i cili është varrosur thellë nën tokë poshtë një mali.
“Sulmi përfshinte misionin më të gjatë të bombarduesve të tipit B-2 që nga viti 2001 dhe përdorimin e parë operativ të MOP – Massive Ordnance Penetrator”, shton ai.
Ai përsërit pohimin e Presidentit amerikan Donald Trump se “SHBA-të nuk kërkojnë luftë”, por shton se “ne do të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri kur populli ynë, partnerët dhe interesat tona kërcënohen”.
“Irani duhet ta dëgjojë presidentin dhe të dijë se ai e mendon çdo fjalë që thotë”.
I pyetur nëse ndryshimi i regjimit në Iran është jashtë diskutimit si një qëllim i politikës amerikane, Hegseth, u përgjigj duke thënë se “ky mision nuk ishte i tillë, nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit”.
Sipas tij, “plani mori muaj dhe javë pozicionimi dhe përgatitjeje, në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte Presidenti i Shteteve të Bashkuara”.
“Duhej shumë saktësi. Përfshinte keqorientim”, ka shtuar ai.





