Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Shkup në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, raporton TV21.
Aksioni po zhvillohet në zonën e mbeturinave te “Vardarishte”, ndërsa detaje të tjera mbi arsyen e ndërhyrjes dhe të përfshirët ende nuk janë bërë publike.
Autoritetet sigurojnë se aksioni po zhvillohet me seriozitet të lartë dhe më shumë informacione do të ndahen pas përfundimit të tij.





