Pasi ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, muajin e kaluar iu vazhdua arresti shtëpiak me mbrojtje policore 24-orëshe, publiku ende nuk ka informacione se si trajtohet lënda e tij. Prokuroria Themelore Publike, e cila është kompetente për hetimin, nuk jep informacione.
“Në lidhje me këtë lëndë, në këtë fazë të procedurës nuk jemi në gjendje të ndajmë detaje për veprimet që po ndërmerren,” thanë nga Prokuroria.
Nuk jemi në gjendje të ndajmë detaje për veprimet
Avokati i Grubit nuk ishte i qasshëm, ndërsa nga Prokuroria nuk ndanë informacione nëse Grubi ka dhënë deklaratë para prokurorit dhe nëse mbrojtja e tij ka bërë qasje në provat e lëndëve.
“Prokuroria ka detyrim të kujdeset për mbrojtjen e procedurës në çdo lëndë veç e veç” – Prokuroria.
Mbrohet procedura për çdo lëndë veç e veç
Pas më shumë se 14 muaj në arrati, Grubi më 23 shkurt iu dorëzua autoriteteve në pikën kufitare Bllacë. Por, në vend të paraburgimit efektiv për shkak të rreziqeve të sigurisë, prokuroria kërkoi, ndërsa gjykata i caktoi arrest shtëpiak. Grubi dyshohet së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami kanë marrë pjesë në përvetësimin e rreth tetë milionë eurove përmes prokurimit të aparateve VLT. Në vitin 2024, Grubi u fut në listën e zezë të SHBA-së për shkak të përfshirjes në korrupsion të lidhur me rastin “Target”. /Alsat.mk










