Trendy

Hetimi për ujin në Gostivar! Konfiskohen pompat që dyshohet se furnizonin me ujë rezervuarin

Para 7 orë

“Ky është kanali i famëkeq që helmoi mijëra banorë të qytetit të Gostivarit. Gjatë ditës së sotme, policia bashkë me prokurorinë kanë konfiskuar pompat të cilat nga ky kanal e fusnin në rezervuarin që furnizon me ujë qytetin e Gostivarit” – Senat Zylbehari, gazetar.

Me urdhër të prokurorisë, përpos pompave të ujit, dje është marrë edhe i gjithë dokumentacioni në ndërmarrjen komunale.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valon Limani, duke folur për situatën tha se prioritet i tij mbetet shëndeti i qytetarëve dhe që gostivarasit sa më shpejtë të kenë ujë të pijshëm.

Trending