Trendy

Hiqet ndalimi i qarkullimit në rrugën Lisec – Kodra e Diellit

Para 3 orë

Lajm i mirë për të gjithë ata që kanë planifikuar të vizitojnë malin sot! Sipas informacioneve të fundit, është hequr ndalimi i qarkullimit për të gjitha llojet e automjeteve në aksin rrugor nga fshati Lisec drejt Kodrës së Diellit (Popova Shapka).

Rruga tani është e kalueshme për të gjitha automjetet.

Edhe pse ndalimi është hequr, rekomandohet kujdes gjatë vozitjes për shkak të kushteve dimërore dhe mbetjeve të mundshme të borës ose akullit në rrugë.

Sigurohuni që të keni pajisjet e detyrueshme dimërore me vete.

Ky vendim vjen pas pastrimit të rrugës dhe përmirësimit të kushteve për qarkullim të sigurt në këtë segment malor.

Trending