Trendy

Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”

Para 12 muaj

Lamin Yamal është duke jetuar ëndrrën më të madhe që mund të kishte çdo adoleshent, duke qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares spanjolle, e cila e sheh veten në finalen e euro 2024.

Pak para se të mbushte 17-vjeç, golashënuesi më i ri në historinë e Euro-ve, bëri që i gjithë planeti të flasë për golin historik që arriti ndaj Francës në gjysmëfinale. Mbrëmjen e kaluae pasi e dërgoi topin në rrjetën e “gjelave” në minutën e 21-të të ndeshjes, ai vrapoi drejt pankinës së skuadrës së tij duke festuar krah bashkëlojtarëve.

Si pjesë e festës së tij, ai formon me gishta një 3, një 0 dhe një 4 (304). Dhe kjo për një arsye prekëse.

Yamal kalon edhe legjendën Pele, “perla” në gjysmëfinale e bën rekordmen
Këto janë tre shifrat e fundit të kodit postar të lagjes Rocafonda (08304), një nga lagjet më të varfra në Katalonjë, të cilën e djathta ekstreme VOX e quajti “pleh shumëkulturor”.

Yamal u rrit në Rocafonda. Pjesa më e madhe e familjes së tij ende jeton atje. Në fakt, jashtë një furre të vogël buke, e drejtuar deri vonë nga kushërinjtë e tij dhe xhaxhai i Abdul, është një mural i Yamal i veshur me një fanellë të Barcelonës, i rrethuar nga flamujt e Marokut (vendi i origjinës së babait të tij) të Guinesë Ekuatoriale (nëna e tij) dhe Spanjës, ku ai lindi.

Rocafonda është një nga lagjet më të varfra në zonën Maresme të Barcelonës.

Trending