Trendy

Hoxha: Kthesë reale në menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pollogut

Para 3 orë

Sistemi modern rajonal i mbeturinave do të thotë fund i improvizimeve dhe një zgjidhje e përhershme për problemin që i ka munduar qytetarët për dekada të tëra – ishte mesazhi kryesor nga fjalimi i Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në prezantimin e mekanizimit të ri për qendrën rajonale Rusino.

Investimi me vlerë prej 1,114,200 euro u realizua me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Me mekanizmin e ri, kapaciteti operativ i Rusinos rritet ndjeshëm dhe futen standarde moderne në punën e përditshme. Ky aktivitet është pjesë e investimit më të gjerë prej 55 milionë eurosh që filloi reformën më të madhe të infrastrukturës në sektorin e mbeturinave në vend.

Në fazën e ardhshme është parashikuar një investim prej rreth 14 milion euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e deponisë, që përfshin ndërtimin e qelizave të reja të deponisë, sistemin për menaxhimin e lëngjeve dhe biogazit, si dhe mbylljen e deponisë ekzistuese.

Kjo siguron përputhshmëri të plotë me standardet evropiane dhe krijimin e sistemit modern rajonal, që do të thotë fund i deponive të paligjshme dhe një mjedis më të pastër për qytetarët e Pollogut.

Trending