Trendy

Hoxhë Ibrahim Shabani zgjidhet anëtar i Myftinisë së Shkupit

Para 3 muaj

Hoxha Ibrahim ef. Shabani është zgjedhur anëtar i Muftinisë së Shkupit për mandatin katërvjeçar 2025–2029, me përkrahje konsensuale nga trupi votues i përbërë nga hoxhallarët dhe mutevelitë e xhamive të Shkupit dhe rajoneve përreth.

Zgjedhja u realizua në kuadër të procedurave të rregullta të Muftinisë së Shkupit, ndërsa kandidatura e Hoxhë Ibrahim ef. Shabanit gëzoi besimin e plotë të votuesve, duke reflektuar unitet dhe dakordësi në procesin zgjedhor.

Në një deklaratë publike, Hoxhë Ibrahim ef. Shabani e vlerësoi këtë zgjedhje si një nder dhe respekt të veçantë, por theksoi se mbi të gjitha e konsideron një përgjegjësi të madhe për përfaqësimin e interesave jetike të muslimanëve në vend dhe rajon.

Ai shprehu falënderim të veçantë për punën profesionale të Komisionit Rajonal të Muftinisë së Shkupit, si dhe për votuesit që i dhanë besimin për të ushtruar këtë detyrë në katër vitet e ardhshme.

Trending