Maqedoni

Mesazhi i Fitër Bajramit – Reis i BFI’së: Bajrami mundësi për të shtrirë dorën e pajtimit

March 29, 2025, 02:03

Me rastin e Fitër Bajramit, kreu I BFI-së, Shaqir Ef. Fetahu, ka dërguar mesazhin e Bajramit. Sipas kreut të BFI-së, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë.

Në vazhdim mesazhi i plotë;

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

“I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (Kaptina Al-A`la, 14, 15)

Të nderuar besimtarë dhe besimtare,

Vëllezër dhe motra,

Nesër është dita e Fitër Bajramit, ditë e cila është festë gëzimi dhe krenarie për besimtarët që, me angazhim dhe devotshmëri, përmbushën obligimet e muajit të Ramazanit, duke përfshirë agjërimin dhe ibadetet e tjera.

Sot ndahemi nga muaji i bekuar i Ramazanit, përçka e falënderojmë Zotin e Madhërishëm që na mundësoi ta përjetojmë këtë muaj të shenjtë, ku dëshmuam se agjërimi është një obligim hyjnor, është një akt i forcës së besimit dhe vetëdijes për përkushtimin ndaj Zotit.

Gjatë këtij muaj zemrat tona u mbushën me besim dhe dije, ngritëm moralin, respektin, solidaritetin, humanitetin, tolerancën dhe paqen. Ky muaj na inkurajoi që të punojmë për një të ardhme të qetë, të ndritur dhe pozitive.

Për besimtarin, festa e Fitër Bajramit është kulmi i këtyre përpjekjeve dhe një ditë e madhe gëzimi. Është dita e fitores së besimit mbi mosbesimin, e fitores së të mirës mbi të keqen, e fitores së dijes mbi injorancën, e fitores së paqes mbi luftën, e fitores së solidaritetit mbi ndarjen, e fitores së respektit mbi urrejtjen, dhe e fitores së njerëzores mbi jonjerëzoren.

Fitër Bajrami është një ditë e veçantë, një ditë që shpreh falënderimin tonë të thellë për përkushtimin ndaj Zotit të Madhërishëm. Pra, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë.

Vëllezër dhe motra,

Kam nderin e veçantë, që në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin tim personal, t`i përcjell urimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët, kudo që ndodhen, duke lutur Allahun e Madhërishëm që t’i pranojë agjërimin, ibadetet dhe lutjet tona dhe t’i shpërblejë ato ashtu siç di vetëm Ai.

Gëzuar Fitër Bajramin! E gëzofshim të gjithë!

Shkup, 29.03.2025 Reisul-Ulema i BFI-së H.Hfz. Shaqir ef. Fetai

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman

Më shumë nga kategoria

IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_0938
Dr.Zana Nikolla, mjekja e parë shqiptare Gastroenterologe në SHBA
IMG_0930
Murtezani: Gëzuar Bajramin nga VLEN-i i bashkuar!
IMG_0927
"Dent Line" dhe Dr. Metë Shatri, çelës suksesi për dhembë të shëndetshëm e buzëqeshje 1 milion dollarëshe
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0905
Incidenti në Kumanovë, Sadiku: Dënoj çdo formë të sjelljes diskriminuese
vlenn
VLEN / “Darka e fundit” në Prishtinë, Taravari braktisë koalicionin?!