Trendy

Humbën jetën dy mërgimtarë nga Dibra

Para 12 muaj

Mbrëmë në Itali kanë humbur jetën dy emigrantë nga komuna e Dibrës.

I pari është Bajram Bajramoski (53) nga fshati Zhirovnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, i cili, sipas bashkëfshatarëve të tij nga Zhirovnica, jeton mbi dy dekada në Itali. Ishte martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Viktima e dytë është Fuat Etemovski (65) nga fshati Xhepishtë i Dibrës, i cili po ashtu jetonte në Itali me familjen e tij për shumë vite.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur pranë Boscalto di Loregia teksa po ktheheshin nga puna në shtëpinë e tyre në zonën e Trevisos.

Automjeti, një kamionçinë, me të cilin udhëtonin, është përplasur drejtpërdrejtë me një kamion. Të dy vdiqën në vend dhe personi i tretë që ishte me ta, shtetas boshnjak, mbeti i plagosur rëndë.

Trending