Zëvendësministri i Jashtëm i grupit jemenas pro-iranian Huthi, Hussein al-Ezzi, paralajmëroi se mund të vijë deri te mbyllja e ngushticës detare Bab el-Mandeb, nëse, sipas tij, SHBA-të vazhdojnë me politika që “pengojnë paqen”, përcjell tetova1
“Nëse vendosim ta mbyllim Bab el-Mandeb, atëherë e gjithë bota do të jetë e pafuqishme për ta hapur. Prandaj është më mirë që Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij të ndalin menjëherë të gjitha aktivitetet dhe politikat që pengojnë paqen dhe të tregojnë respektin e nevojshëm ndaj popullit dhe kombit tonë”, shkroi Al-Ezzi në rrjetin social X, transmeton Al Jazeera./tetova1.mk/










