Trendy

I arratisur nga burgu, arrestohet nga policia dhe kthehet në Idrizovë

Para 10 muaj

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se ka privuar nga liria 61 vjeçarin B.M. nga fshati Reçan i Gostivarit i cili menjëherë është dërguar në burgun e Idrizovës, për vuajtje të dënimit të mbetur.

“Më 31.03.2025, në ora 03:10, zyrtarët policorë nga SP Gostivar, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar personin B.M. (61) nga fshati Reçan i Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga INKP Idrizovë. B.M. u dënua me nëntë vjet e 11 muaj dhe i kishin mbetur edhe tre vjet, pesë muaj e 14 ditë për të kryer dënimin, në lidhje me veprat e kryera penale të dënueshme nga neni 215 dhe 247 i Kodit Penal. Ai u dërgua në INKP Idrizovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Trending